Adnan Rrustemi: Këto zgjedhje, përsëri nuk do të japin zgjidhje për krizat aktuale

Nga Xh M
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 prill Zhurnal.mk – Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në Politiko tha se procesi i zgjedhjeve të reja në Kosovë është i panevojshëm dhe me pasoja të konsiderueshme financiare dhe institucionale.

Sipas tij, përveç mobilizimit të partive politike për fushatën zgjedhore, vendi po përballet me një cikël të kushtueshëm politik që nuk sjell zgjidhje afatgjata.

“Natyrisht edhe Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë organizimin dhe mobilizimin për të folur drejtpërdrejt me qytetarët dhe për të dalë sa më mirë, por duhet ta përsërisim që këto zgjedhje kanë qenë shumë të panevojshme, sepse janë kosto të panevojshme financiare dhe humbje dhjetëra miliona euro nga raportet ndërkombëtare si pasojë e mungesës së institucioneve,” u shpreh ai.

Rrustemi shtoi se, sipas tij, ky proces nuk do të prodhojë zgjidhje për sfidat aktuale politike në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër