Editorial / Dikur laheshin rrugët, sot Shkupi mbytet nga pluhuri!

Nga B.M
920 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 prill, Zhurnal.mk – Siç ka filluar të ngrohet moti, Qyteti i Shkupit ka filluar të bëhet çdo ditë e më i pistë. Pluhur thuajse ka çdo kund. Fshesën e fundit dhe larjen e rrugëve kryeqyteti e ka parë para gjashtë muajve. Aktualisht, u harrua tema e pastrimit që ishte pika kryesore në premtimet zgjedhore, shkruan “Zhurnal.mk”.

Kryeqyteti u la para gjashtë muajve

Para gjashtë muajve, menjëherë pasi u fituan zgjedhjet nga kryetarët që vijnë nga partitë e pushtetit, për dy ditë me rradhë nëpër rrugët e Shkupit u nis një fushatë për pastrimin e qytetit. Qytetarët madje panë se rezervuarët e pastrimit të rrugëve ishin ende në funksion, madje edhe sheshi dhe trotuaret e Vardarit po pastroheshin me tuba uji.

Dhjetëra kamionë, fshesa, autocisterna, kamionë mbeturinash dhe makineri të tjera me drita të ndezura, disa qindra punëtorë dhe të gjithë kryetarët e komunave të udhëhequr nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit, disa orë pasi Orce Gjorgjievski mori detyrën e tij të re, filluan të realizonin premtimin që bëri – të pastronin Shkupin nga mbeturinat brenda 72 orësh.

Gjobiten ata që hedhin mbeturina natën

Në kuadër të inicitativës për pastërti më të madhe të kryeqytetit, Inspektorët e Qytetit të Shkupit deri më tani kanë lëshuar rreth 100 gjoba për qytetarët që hodhën mbeturina komunale në kontejnerë pas orës 22:00, si dhe dhjetëra gjoba për kompanitë dhe mbi 100 paralajmërime.

Masa u prezantua me vendim të nëntorit 2025, i cili ndaloi hedhjen e mbeturinave midis orës 22:00 dhe 6:00 të mëngjesit. Gjoba është 50 euro, dhe sipas të dhënave nga autoritetet e qytetit, buxheti deri më tani ka mbledhur mbi 2.000 euro nga gjobat e mbledhura.

Përveç kësaj, Këshilli i Qytetit vendosi që kafenetë, marketet dhe objektet e tjera të biznesit duhet të sigurojnë kontejnerë të veçantë për mbeturina, në mënyrë që të zvogëlojnë barrën mbi kontejnerët e përbashkët të destinuar për familjet.

Qyteti të lahet çdo ditë!

Gjendja e pastërtisë publike në Shkup ishte absurde dhe se ishte e pabesueshme që në shekullin e 21-të të flitet për çështje që duhej të ishin zgjidhur shumë kohë më parë. Megjithatë, edhe tani thuajse nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Prej në momentin kur u zgjodhën kryetarët e ri, nuk kanë vënë më ujë në rrugët e Shkupit.

Përveç se rrugët fshihen me fshesa nga punëtorët dhe se është vënë një sistem i grumbullimit dhe pastrimit me kohë të kontejnerëve, aktualisht nuk ndodh edhe larja me ujë i rrugëve.

Një veprim i tillë ishte i zakonshëm para disa viteve, por edhe në ish-Jugosllavi, kur rrugët laheshin me cisterna uji thuajse çdo ditë në mbrëmje ose herët në mëngjes. Prandaj qyteti dukej më i pastër dhe nuk kishte kaq shumë pluhur rrugëve.

Tani, gati në 15 vitet e fundit nuk ka më cisterna me ujë që i pastrojnë rrugët. Nuk ka ndonjë arsye pse kjo ndodhë, por një gjë është e sigurtë se rrugët duhet të lahen siç ndodhtë edhe më parë.

Sigurisht se kjo ka koston e vetë, por duhet të vendoset një sistem i mirëfilltë që qyteti të jetë i pastërt nga pluhuri.

Duhet të vendoset kontroll i rreptë edhe nëpër vendet ku kryhen ndërtime, ku çdo kamion që bartë mbeturina dhe inerte t’i pastrohen gomat para se të dalë nga vendi ku kryhen punimet.

Gjithashtu duhet të vendoset rend edhe për qytetarët që nuk i pastrojnë veturat, një shembull që ndiqet në shumë kryeqytetet të botës.

Një gjë duhet ta kuptojë secili, pastërtia është në të mirën e qytetarëve dhe për atë duhet të kujdesemi të gjithë. Por, hapat e parë të vendosjes së rregullit duhet t’i vendosin organet përgjegjëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër