Aeroplani gjigant që erdhi në Prishtinë, flet Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë

Nga D. V.
546 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 maj, Zhurnal.mk – Një aeroplan i tipit Antonov An-124, një prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë, pa duke mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” më 6 maj.

Arsyeja e uljes së këtij aeroplani në Kosovë, i cili përdoret për transport të mallrave, përfshirë edhe ato ushtarake, nuk dihet ende.

Pas aludimeve se aeroplani është nisur nga një bazë ajrore në Gjermani, Radio Evropa e Lirë iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë, e cila nuk foli specifikisht për këtë fluturim në Prishtinë, duke thënë se “si çështje parimore dhe pavarësisht nga pyetja specifike, nuk komenton transportet ushtarake”, si dhe që përgjigja e saj nuk përbën as konfirmim e as mohim në lidhje me këtë fluturim.

Ajo, megjithatë, tha se forcat e armatosura gjermane përdorin shërbimin e transportit të kompanisë Antonov.

“…Kapacitetet e Antonov Logistics SALIS GmbH [përdoren] për dërgimin dhe furnizimin e forcave gjermane në kontekstin e mbrojtjes kombëtare dhe mbrojtjes së aleancës, menaxhimit të krizave ndërkombëtare dhe menaxhimit të rreziqeve dhe krizave kombëtare”.

Menaxhimi i krizave ndërkombëtare (ICM) është një detyrë thelbësore e Forcave të Armatosura Gjermane (Bundesëehr), që synon parandalimin e krizave ndërkombëtare, menaxhimin e konflikteve dhe minimizimin e pasojave të krizave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër