Afrim Gashi i fajëson paqartësitë në kushtetutë dhe ligj për problemet e sotme me gjuhën shqipe

Nga D. V.
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 Prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nga radhët e VLEN, Afrim Gashi, tha sot se kushtetuta aktuale dhe ligji për përdorimin e gjuhëve kanë paqartësi për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut dhe përmbajtja e tyre po shkakton problemet e sotme në vend rreth gjuhës.

Sipas Gashit, me kushtetutën aktuale dhe ligjet aktuale në Maqedoni të Veriut nuk ka barazi midis gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe.
“Të gjitha partitë politike, të gjithë shqiptarët synojnë rreth barazisë gjuhësore në vend, por fatkeqësisht edhe me kushtetutë, edhe me ligjet ekzistuese kjo barazi gjuhësore nuk është de jure, nuk është e institucionalizuar me kushtetutë edhe me ligje,” tha ai në Samitin e Diasporës mbajtur në Tiranë, i pyetur lidhur problemet të cilat kanë shpërthyer përsëri me gjuhën shqipe në vend.

“Kemi një amandament kushtetues i cili ka një formulim me ambiguitete (paqartësi). Kemi një ligj që quhet ‘ligji për përdorimin e gjuhëve’ dhe në kllapa ( ) vetëm thuhet shqipe dhe prandaj janë të gjitha këto probleme,” vazhdoi ai duke tentuar që të identifikojë origjinën e problemeve për gjuhën shqipe dhe statusin e saj në Maqedoni të Veriut.
Sipas Gashit me këtë kushtetutë të tashme dhe ligj për përdorimin e gjuhëve , gjuha shqipe nuk bërë e barabartë me gjuhën maqedonase.

“Ajo që unë mendoj se duhet ta bëjmë, duhet ta themi qartë dhe në mënyrë shumë të sinqertë se cili është problemi i saktë. Mendoj se është një gabim në të kaluarën kur është shpallur shqipja zyrtare dhe e barabartë me maqedonishten, dhe tash kur njerëzit hasin në probleme nuk e kuptojnë pse ndodhë ky problem. Mendoj se mënyra më e mirë që të përballemi me një problem e ta zgjidhim është t’i themi gjërat ashtu siç janë . Pa i thënë ashtu siç janë nuk mund t’i zgjidhim, dhe unë jam idhtar i qasjes së sinqertë ndaj qytetarëve dhe mendoj dhe jam i bindur se çdo shqiptarë në Maqedoni e ka synim që një ditë shqipja të jetë gjuhë e barabartë me gjuhën maqedonase në vendin tonë,” tha anëtari i VLEN.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër