Agim Islami fillon vitin e 19-të në burg, padrejtësisht pas hekurave

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 nëntor Zhurnal.mk – Agim Islami ka hyrë në vitin e 19-të të qëndrimit në burg, duke pretenduar se po vuan dënimin padrejtësisht për një vepër të cilën, siç shprehet vetë, nuk e ka kryer.

Përmes një reagimi publik, Islami ka përcjellë një mesazh të dhimbshëm, duke theksuar se gjatë gjithë këtyre viteve nuk e ka humbur shpresën se një ditë do të korrigjohet padrejtësia që, sipas tij, i është bërë.

“Kur njeriu e di që është i pafajshëm, duron gjithçka, duron me dinjitet, pa u thyer”, shkruan Islami, duke shtuar se, ndonëse drejtësia njerëzore e ka zhgënjyer shpeshherë, besimin te drejtësia e Zotit nuk e ka humbur asnjëherë.

Ai shpreson që viti 2026–2027 të jetë viti i fundit që do ta kalojë pas hekurave dhe që më në fund të fitojë lirinë.

Në fund të mesazhit, Agim Islami ka falënderuar familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirët për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme gjatë këtyre 19 viteve.

“Shpresoj që ky të jetë viti i fundit padrejtësisht pas hekurave!”, përfundon mesazhin e tij Islami.

19 vite pritje për liri – Agim Islami vazhdon të kërkojë drejtësi për rastin Alfa.

artikuj të ndërlidhura