Ahmeti: Lirinë e paguam me gjak, s’na e dhanë dhuratë – duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

nga I Z

Shkup, 26 shtator – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se shqiptarët do të jenë shtetformues në Maqedoni dhe se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet edhe më tej, sepse ajo garanton stabilitet.

Sipas Ahmetit, gjuha shqipe duhet të mbrohet, sepse ajo dhe liria u fituan me gjak dhe nuk u është dhënë shqiptarëve dhuratë.

“Lirinë nuk na e dhanë dhuratë, por e kemi larë me gjak. Po e cenojnë MO-në, këta politikë nuk i bëjnë mirë as shtetit e as kombit të tyre. Po na e prekin në damar, edhe nga varri do të ngriten. Nuk preket gjuha shqipe, as përfaqësimi i barabartë, as një e arritur, sepse po rrezikon, po largon Evropën nga këtu”, tha Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More