Ajdari: BDI nuk do ta votojë Ligjin për Kundërvajtje, që finalizon sistemin “Safe City”

Nga B.M
307 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Koordinatorja e Frontit Evropian, pjesë e të cilit është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, Rina Ajdari në një deklaratë për TV21 tha se kanë vendosur që sot mos ta votojnë propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kundërvajtje, ligj ky që duhet të hyjë në fuqi, që të mund të fillojë funksionimi i sistemi “Safe City” nga 1 shkurti. Ajdari tha se pavarësisht garancive nga koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së se do të merren parasysh vërejtjet e FE-së, “situata ishte e mjegullt”.

“Ne si grup parlamentar morëm vendimin, duke parë edhe presionin e qytetarëve, duke parë se ligji është anit-kushtetues, me vet faktin që implementohet vetëm në një pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha ato vërejtjet që i parashtrova edhe në pres konferencë, dhe morëm një vendim që mos të mbështesim Ligjin për Kundërvajtje, me të cilin do të finalizohet i ashtuquajturi projekti Safe City”, sepse le shumë për të dëshiruar dhe të gjitha ato garanc që ne praktikisht i morëm nga koordinatori i VMRO-DPMNE-së dhe dmth përfaqësues të MPB-së, nuk do të implementohen në ligj. Situata ishte e mjegullt dhe si rezultat i kësaj, vendosëm të mos e mbështesim. Në qoftë se do të ketë diçka tjetër brenda ditës, do të njoftojmë, por ne qëndrojmë si grup parlamentar në vendimin se Safe City, kështu siç është në këtë formë, është i dëmshëm realisht për qytetarët”, tha Ajdari për TV21.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër