Ajo luajti rolin e nënës së Rose në filmin “Titanik”, si duket aktorja Frances Fisher sot?

Nga D V
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kanë kaluar pothuajse 30 vjet që kur aktorja Frances Fisher interpretoi personazhin e Ruth DeWitt Bukater në filmin e famshëm “Titanic”, por ajo vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut edhe sot.

Ylli i filmit ikonik u shfaq së fundmi në mbrëmjen gala të 33-të “Race To Erase MS” në Los Anxhelos, ku pozoi e buzëqeshur para fotografëve dhe dëshmoi se vitet nuk e kanë zbehur sharmin e saj.

Sot 74-vjeçare, Fisher vazhdon të identifikohet nga shumë fansa me rolin e nënës së Rose-s, personazhit të interpretuar nga Kate Winslet në një prej filmave më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Në një intervistë të fundit, aktorja u shpreh se është jashtëzakonisht krenare për vajzën e saj, Francesca Eastwood, e cila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në aktrim. Fisher tha se shpreson që një ditë të ketë mundësinë të ndajë ekranin me të bijën, të cilën e ka nga lidhja me aktorin dhe regjisorin legjendar Clint Eastwood.

“Jam shumë krenare për të. Është jashtëzakonisht e talentuar dhe mezi pres ditën kur do të mund të punojmë së bashku”, u shpreh aktorja.

Francesca Eastwood ka krijuar identitetin e saj në industrinë e filmit me role në filmin “Old” të regjisorit M. Night Shyamalan, si dhe në serialin e njohur “Twin Peaks: The Return”.

Megjithëse gjatë karrierës së saj ka luajtur në shumë projekte, Frances Fisher mbetet më e njohura për publikun si Ruth DeWitt Bukater, nëna strikte e Rose-s në filmin “Titanic”, i cili u publikua në vitin 1997.

Filmi ka rikthyer së fundmi vëmendjen e publikut pas përfshirjes në platformën Netflix, gjë që e ka gëzuar veçanërisht aktoren.

Ndërkohë, Fisher vazhdon të jetë aktive në botën e kinemasë. Një nga projektet e saj më të fundit është filmi western “Rust”, ku luan përkrah aktorit Alec Baldwin. Filmi u publikua gjatë vitit 2025 dhe shënon një tjetër kapitull në karrierën e gjatë të aktores amerikane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër