Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 shtator, Zhurnal.mk – Akademiku Nazim Gruda u zgjodh me votë unanime President i Unionit të Akademive Evropiane për Shkencat e Zbatuara në Bujqësi, Ushqim dhe Natyrë (UEAA), duke sjellë Presidencën e Unionit në Shqipëri për dy vitet e ardhshme.

Më 21 shtator 2026, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, u zhvillua Asambleja XIII e Përgjithshme e UEAA-së, së bashku me mbledhjen e Komitetit Drejtues.

Në kuadër të këtij aktiviteti, u zhvillua edhe simpoziumi shkencor ndërkombëtar me temën “Bujqësi e qëndrueshme europiane dhe menaxhim i balancuar i burimeve natyrore”, ku morën pjesë akademikë, profesorë dhe ekspertë nga Shqipëria, Franca, Italia, Bullgaria, Letonia, Rumania, Suedia dhe vende të tjera.

Gjatë simpoziumit u trajtuan tema të rëndësishme si zhvillimet më të fundit mbi redaktimin e gjeneve në bujqësi në vendet e Bashkimit Evropian.

Pas sesioneve shkencore, Asambleja e Përgjithshme e UEAA-së diskutoi raportet institucionale, çështjet strategjike dhe vijon me zhvilloi zgjedhjet e organeve drejtuese për periudhën 2026–2028.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme u miratuan raportet institucionale dhe u zgjodhën organet drejtuese për mandatin 2026–2028.

Prof. dr. Simone Orlandini, nga Accademia dei Georgofili, Itali, u zgjodh zëvendëspresident. Gjithashtu, u zgjodhën 12 anëtarë të Komitetit Drejtues dhe 7 anëtarë vëzhgues nga akademitë evropiane, mes tyre edhe një përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Programi i ditës së dytë (22 shtator 2026), do të vijojë me vizita teknike në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë, si dhe në ferma të rajonit, të shoqëruara me prezantime kërkimore dhe një vizitë kulturore në Ardenicë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër