Aksident i rëndë në rrugën e Lumit të Vlorës, humbin jetën 2 persona, 1 i plagosur rëndë

Nga Xh M
323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (22 mars) në rrugën e Lumit të Vlorës, ku bëhet me dije se dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Aksidenti u regjistrua pranë fshatit Kotë, ku u përplasen dy automjete. Fatkeqësisht, drejtuesit e të dy automjeteve, me inicialet A.A dhe E.B., kanë ndërruar jetë, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri që ndodhej në njërën nga makinat. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Për momentin nuk bëhen me dije më shumë informacione mbi shkaqet e aksidentit, teksa policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër