Aksident i rëndë trafiku në unazën e Shkupit, pranë Mirkovcit

Nga D. V.
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në unazën e Shkupit, pranë Mirkovcit, përcjellë Tema.mk

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy automjete transportuese, ndërsa njëri nga shoferët ka pësuar lëndime të lehta.

Në vendngjarje kanë intervenuar shërbimet kompetente, ndërsa shkaqet e përplasjes janë duke u hetuar. Për shkak të aksidentit, gjatë orëve të mëngjesit qarkullimi në këtë pjesë të unazës ka qenë i vështirësuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër