Aksident me vdekje në Divjakë/ Humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Nga Xh M
1,430 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Divjakë, 19 korrik Zhurnal.mk – Një 39 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Lushnje. Ngjarja ndodhi në fshatin Çermë Shkumbin në rrugën Çermë-Divjakë. Dy mjete, një tip BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë.

Nga ky aksident ka humbur jetën 39 vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me Opel dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë që udhëtonin në BMW, tre prej të cilëve fëmijë.

Burime nga spitali i Lushnjes ku i transportuan të lënduarit, bëjnë me dije se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39 vjeçari baba i tre fëmijëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër