Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Berat, 16 maj Zhurnal.mk – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë.

Një makinë tip “Peugeot” me targa bullgare ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti.

Sipas policisë në vendngjarje, nuk ka gjetur asnjë person dhe në spital nuk është paraqitur asnjë për ndihmë mjekësore.

artikuj të ndërlidhura