Trump: Vritet udhëheqësi i dytë më i lartë të ISIS-it në Afrikë në një sulm të përbashkët SHBA-Nigeri

Nga Xh M
280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nigeri, 16 maj Zhurnal.mk – Presidenti Donald Trump njoftoi vonë të premten se në sulme të përbashkëta të SHBA-së dhe Nigerisë është vrarë lideri i dytë më i lartë i ISIS-it në nivel global, në kuadër të një operacioni të përbashkët ushtarak, transmeton Anadolu.

“Sonte, me urdhrin tim, forcat e guximshme amerikane dhe Forcat e Armatosura të Nigerisë ekzekutuan në mënyrë të përkryer një mision të planifikuar me kujdes dhe shumë kompleks për të eliminuar terroristin më aktiv në botë nga fusha e betejës”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Trump tha se Abu-Bilal al-Minuki “mendonte se mund të fshihej në Afrikë”, por pretendoi se burimet amerikane të inteligjencës kishin gjurmuar lëvizjet e tij.

“Ai nuk do të terrorizojë më popullin e Afrikës dhe as nuk do të ndihmojë në planifikimin e operacioneve kundër amerikanëve”, tha ai. “Me eliminimin e tij, operacioni global i ISIS-it është dobësuar ndjeshëm”, shtoi Trump.

Ai gjithashtu falënderoi qeverinë e Nigerisë për partneritetin në operacion.

Nigeria prej kohësh përballet me sulme nga grupe të armatosura, përfshirë grupin ekstremist Boko Haram dhe ISWAP-in, i lidhur me ISIS-in (DEASH), në pjesë të ndryshme të vendit.

Qeveria ka ndërmarrë hapa për të adresuar kërcënimin, përfshirë dislokimin e trupave dhe bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë.

Në shkurt, SHBA-ja dislokoi rreth 100 ushtarë në veri të Nigerisë për të ofruar trajnim, shkëmbim informacioni të inteligjencës dhe mbështetje teknike për forcat lokale, ndërsa sulmet nga grupet e armatosura u shtuan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër