Një aksident i rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në askin Burrel-Komsi, ku si pasojë ka humbur jetën një 41-vjeçar.
Sipas informacioneve bëhet me dije se 41-vjeçari E.B, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe mka dalë nga rruga. Për pasojë 41-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Njoftimi:
Rreth orës 21.40, në aksin rrugor Burrel-Komsi, shtetasi E.B., rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

