Aksident tragjik në Cërrik/ Automjetet përplasen ‘kokë më kokë’, dy persona humbin jetën në vendngjarje

Nga Xh M
868 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Cërrik, 14 Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor Cërrik-Mollas pranë fshatit Selvias.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin përballë, duke shkaktuar pasoja fatale. Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit, Qemal Çala 63 vjeç dhe Drilon Tabaku 38 vjeç kanë humbur jetën në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ballore ka ardhur si pasojë e parakalimit të gabuar të njërit prej mjeteve dhe shpejtësisë shumë të madhe të lëvizjes.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një ndër problematikat më shqetësuese në vend, ndërsa autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin shpejtësinë e lartë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër