Aksidenti tragjik u mori jetën dy vogëlushëve në Durrës, të afërmit dhe banorët e zonës protestojnë në heshtje para Bashkisë: Merrni masa

Nga Xh M
592 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Durrës, 5 maj Zhurnal.mk – Një grup të afërmish dhe banorë të zonës ku ndodhi aksidenti tragjik, janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara godinës së Bashkisë në një protestë të heshtur.

Pjesëmarrësit, kryesisht të rinj të veshur me të zeza, kanë ndezur qirinj në shkallët e institucionit në shenjë homazhi për jetët e humbura.

Tubimi u zhvillua pa deklarata për median, duke përdorur heshtjen si formë revolte edhe ndaj pushtetit vendor për mungesën e sigurisë në zonat e banuara.

Për disa minuta u bllokua edhe qarkullimi në rrugën në qendër të qytetit.

Kjo protestë e heshtur pason një tjetër akt simbolik të kryer gjatë paradites, ku pranë Drejtorisë së Policisë Durrës u vendos një kurorë me lule me mesazhin “Merrni masa”.

Në heshtje të afërm e banorë, të tronditur nga ngjarja e rëndë, ku humbën jetën dy fëmijëve dhe u plagos një tjetër, kërkojnë ndërhyrjen e pushtetit vendor dhe policisë për të rritur sigurinë në komunitetin e tyre dhe për të siguruar kushtet e nevojshme infrastrukturore në lagje, për të parandaluar në kohë krimet rrugore.

Një tjetër marshim i ngjashëm, por më masiv, është lajmëruar se do të mbahet edhe pasditen e nesërme.

Nikoll Radaçi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur kur mori përpara tre fëmijët që po luanin në trotuar. Goditja rezultoi fatale për Kles Nikollin (9 vjeç) dhe Enea Muçajn (12 vjeç), të cilët ndërruan jetë në vendngjarje.

I mituri i tretë, Arbjon Meslani (8 vjeç), ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjeti u përplas edhe me një makinë tjetër të parkuar përpara se të ndalonte.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër