Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj regjisorit Petri Bozo, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të lehtë.
Bozo do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi trupi gjykues nuk pranoi ankimin e paraqitur prej tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi mëngjesin e 25 majit, pranë shkollës së fshatit Mengël.
Sipas të dhënave të hetimit, një automjet i drejtuar nga Petri Bozo përplasi për vdekje një 7-vjeçar, nxënës i klasës së parë. Në momentin e aksidentit, fëmija ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën e vogël në shkollë.
