Shkup, 12 mars – Një protestë e re e aktivistëve qytetarë nga organizata mjedisore “Stop për Usje-n” kundër ndotjes nga fabrika e çimentos. Protesta këtë herë u mbajt para Ministrisë së Mjedist, pasi dje “Titan Usje” dorëzoi kërkesën për lejen e re A-integruar mjedisore. Nga “Stop Usje” thonë se edhe më parë fabrika e ka marrë këtë leje, por pavarësisht kësaj vazhdon ta ndotë Shkupin.
“Leja aktuale, siç kemi thënë shumë herë më parë, e lëshuar në vitin 2020, ka ardhur koha të rinovohet. Ne e kemi quajtur atë leje, leje për helmin legal. Nëse merren parasysh të gjitha propozimet tona, leja e re e Usjes do të jetë një leje reale A-integruar mjedisore, e cila do ta detyrojë Titan Usje të funksionojë si një fabrikë çimentos moderne, sipas shembullit të fabrikave të tjera të çimentos në botë. Dhe shpresojmë që këtë herë Ministria e Mjedisit do të zgjedhë anën e duhur”, tha një aktiviste e “Stop për Usje”.
Aktivistët bllokuan rrugën pranë Ministrisë dhe organizuan aksion gueril dhe me vendosjen e karrigeve për ministrin Muamet Hoxha, zëvendësen Ane Lashkovska dhe drejtuesen e sektorit Besa Tateshi, kërkojnë të organizohet një debat publik, në të cilin të pranohen vërejtjet dhe kërkesat e tyre. Leja duhet të jetë në përputhje me rregulloret evropiane dhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, thanë aktivistët.
“Të ulet ndjeshëm kufiri i këtyre vlerave maksimale, kjo është një gjë, dhe gjëja e dytë janë kontrollimet, si bëhen kontrollimet në atë leje të integruar; fabrika e çimentos i bën vetë kontrollimet, d.m.th. i jep Ministrisë një pjesë ku ata verifikojnë. Ne duam që vetë institucionet kompetente t’i bëjnë kontrollimet”, u shpreh një tjetër aktiviste e “Stop për Usje”.
