Aksion në Gostivar, ndalohen 5 shtetas të huaj për qëndrim dhe punë të paligjshme

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – Policia e Gostivarit, në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës, ka realizuar një kontroll aksion në tri objekte në rrugën „Mara Ugrinova“ në Gostivar.

Kontrolli është zhvilluar më 16 shtator, nga ora 10:00 deri në 11:00.

Sipas policisë, gjatë aksionit janë ndaluar pesë shtetas të huaj për shkak të qëndrimit të paligjshëm dhe punës pa lejet përkatëse në vend.

Bëhet fjalë për O.P. (46), M.E. (71) dhe Ç.V. (74) nga Shqipëria, si dhe A.M. (39) dhe E.E. (40) nga Turqia.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër