Aktivistë dhe deputetë të LSDM-së i bashkohen protestës së studentëve për provimin në shqip

Nga B.M
143 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk – Gjatë protestës së djeshme të studentëve shqiptarë, të organizuar nga tre unionet e universiteteve, përveç pjesëmarrjes së gjerë studentore, në mesin e të pranishmëve janë vërejtur edhe aktivistë dhe përfaqësues të Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, përfshirë edhe deputetë, shkruan ora24tv.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Demir Demiri, i njohur si aktivist i LSDM-së, i cili u pa në rreshtat e parë të protestës duke brohoritur me megafon dhe duke mbajtur fjalim para të pranishmëve.

Protesta u organizua me kërkesën që studentëve t’u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, çështje që ka nxitur debat të gjerë në opinionin publik.

Përveç mbështetjes nga përfaqësues të partive shqiptare në opozitë, kjo kërkesë ka marrë mbështetje edhe nga lideri i Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Venko Filipçe, i cili në emisionin “n’Podium” në Ora24.tv theksoi se LSDM e përkrah mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër