Aktorja Whoopi Goldberg shijon vetminë: Jam shumë e lumtur, nuk dua të jetoj me askënd

Nga admin
479 e lexuar

Whoopi Goldberg zbuloi se i pëlqen të jetë vetëm dhe nuk dëshiron ta ndryshojë këtë.

Goldberg deklaroi se nuk është duke kërkuar një burrë në jetën e saj.

“Në 25 vitet e fundit, kam kuptuar se jo të gjithë janë bërë për një lidhje. Disa njerëz janë bërë thjesht për aventura një-natëshe. Nuk dua të jetoj me askënd. Jetova me vajzën time dhe kjo është e gjitha që mund të përballoj. Ka shumë njerëz që i dua, por nuk kam nevojë të fle me ta”, tha ajo.

Whoopi Goldberg

Goldberg është martuar tri herë, por ajo ka theksuar se nuk është e mirë në lidhje.

“Nuk jam e mirë në këtë sepse duhet të mendoj për njerëzit e tjerë, dhe kam mjaftueshëm për të menduar me vajzën time, burrin e saj dhe të gjithë njerëzit përmes punës”, shtoi tutje.

Aktorja pohon se nuk ndihet e vetmuar sepse ka mjaftueshëm njerëz përreth që nuk e lejojnë të ndihet në atë mënyrë.

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë se do të gjej dikë, por unë nuk dua. Jam shumë e lumtur, nuk dua të jetoj me askënd. Nuk dua të ndaj para, e di që është e tmerrshme, por nuk dua ta bëj”, theksoi mes tjerash. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër