Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës në procesin gjyqësor të njohur si rasti i “53-milionëshit”.

Në këtë rast, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, po përballet me akuza që lidhen me pagesën shtesë prej 53 milionë eurosh për kompaninë “Bechtel-Enka”, në kuadër të projektit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Gjatë seancës së sotme, Lekaj është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Nuk kam asgjë për të shtuar”, është shprehur Lekaj para trupit gjykues, duke qëndruar në deklarimin e tij për pafajësi.

Procesi gjyqësor për këtë rast po vazhdon me shqyrtimin e pretendimeve të prokurorisë dhe provave të paraqitura para gjykatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër