Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, SPAK kërkon të pushojë çështjen ndaj Jonaid Myzyrit

Nga Xh M
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 prill Zhurnal.mk – SPAK i ka kërkuar GJKKO-së të pushojë çështjen për Joniad Myzyrin, ish-kreun e KPP-së. Kërkesa e Prokurorisë është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Posaçme, në të cilën njoftohet dorëzimi i çështjes për seancë paraprake dhe ku sqarohet pushimi i çështjes.

Myzyri është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera si kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike. Çështja për të cilën po hetohet Myzyri lidhet me procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, Ura e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekë.

Ky tender është zhvilluar sipas SPAK në 2020 dhe siç dyshohet Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë ankesat.

Gjatë shqyrtimit të procedurës së mësipërme në kundërshtim me ligjin, deklaron SPAK, është favorizuar bashkimi i operatorëve që nga hetimet del se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër