Ali Ahmeti mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA

Nga Xh M
2,397 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 korrik Zhurnal.mk – Me ftesë të Sh.S. znj. Nicole Varnes, Ushtruese e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ngjarje u theksua partneriteti i fortë dhe miqësia e qëndrueshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe u vlerësua roli i rëndësishëm i SHBA-së në mbështetjen e paqes, stabilitetit, proceseve demokratike dhe integrimit euroatlantik të vendit.

Me këtë rast u përcollën urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me dëshirë për prosperitet, përparim dhe suksese të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër