Ali Ahmeti mori pjesë në pritjen solemne për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 tetor Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori i Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktaş, me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Ahmeti, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka vlerësuar rëndësinë historike të kësaj dite për popullin turk, duke theksuar se ajo simbolizon vullnetin për shtetësi, pavarësi dhe zhvillim.

Ai gjithashtu ka theksuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, të cilat, sipas tij, karakterizohen nga partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë në shumë fusha.

Kryetari i BDI-së ka shprehur bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet, në interes të të dy shteteve dhe qytetarëve të tyre.

Në fund të mesazhit të tij, Ahmeti i ka përcjellë urimet më të përzemërta Republikës së Turqisë dhe popullit turk, duke u dëshiruar paqe, përparim dhe mirëqenie të vazhdueshme.

artikuj të ndërlidhura