Rezultatet zgjedhore në Serbi, Rizvan Sulejmani: Pas Millosheviqit, Serbia hyn në procesin e “demillosheviqizimit”

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 tetor Zhurnal.mk – Në emisionin “Debat në Shenja”, profesori universitar Rizvan Sulejmani ka komentuar zhvillimet politike në Serbi, duke thënë se rezultatet ishin njëkohësisht befasuese dhe të pritshme. Ai ka shprehur shqetësimin se për të vazhduar rrjedhat politike, mund të jetë e nevojshme të largohen faktorët që, sipas tij, i kanë penguar ato.

“Rezultatet në Serbi për mua ishin befasuese, edhe pse të pritshme”, është shprehur Sulejmani, duke shtuar se ajo që e shqetëson është mënyra se si do të vazhdojnë zhvillimet politike në vend.

Sipas tij, duket se ka dominuar filozofia e largimit të pengesave që kanë bllokuar rrjedhat politike. Ai ka vënë në dukje se në këto lëvizje janë përfshirë një spektër i gjerë politik, studentë dhe artistë.

“Druri që ka ndaluar këtë ishte Vuçiq, por të shohim më tej”, deklaroi Sulejmani, duke lënë të hapur çështjen se si do të zhvillohen më tej proceset politike në Serbi.

“Serbia që moti e ka flak Millosheviqin, por tani fillon procesi i ‘demillosheviqit’”, tha Sulejmani, duke iu referuar zhvillimeve që, sipas tij, mund të shënojnë një fazë të re në politikën serbe.

artikuj të ndërlidhura