Ali Ahmeti nderohet sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës

nga Redaksia

Shkup, 1 tetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, do të nderohet sot nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”. Ceremonia solemne do të zhvillohet në Aula Magna të UET, në orën 12:00.

Ky vlerësim i jepet z. Ahmeti për rolin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, si dhe për kontributin e pandërprerë në promovimin e paqes dhe procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Në motivacionin zyrtar theksohet se Ali Ahmeti ka luajtur një rol historik në sigurimin e barazisë së shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Ky titull është ndër nderimet më të larta akademike që i jepet një personaliteti publik, duke e radhitur Ahmetin mes figurave të shquara kombëtare që kanë lënë gjurmë në proceset politike, shoqërore dhe integruese të shqiptarëve dhe të rajonit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More