Ali Ahmeti nga Struga: BDI më e bashkuar, më e organizuar dhe e gatshme se kurrë

Nga Xh M
2,776 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 5 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sonte në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Strugë, ku u zgjodhën organet dhe strukturat e reja drejtuese të degës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti e cilësoi Strugën si qytet të traditës, qëndresës dhe kontributit kombëtar, duke vlerësuar atmosferën e unitetit, përgjegjësisë dhe entuziazmit që, sipas tij, karakterizoi procesin zgjedhor.

“Struga ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e fuqishme të rrugëtimit tonë politik. Më gëzon fakti që sonte pashë një organizatë të bashkuar, një anëtarësi të vendosur dhe një energji që dëshmon qartë se BDI është më e konsoliduar, më e organizuar dhe më e gatshme se kurrë për përballjet që kemi përpara”, ka shkruar Ahmeti.

Ai uroi sukses drejtuesve të rinj të zgjedhur, duke i ftuar ata të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi në funksion të forcimit të strukturave të partisë.

“Me respekt për çdo aktivist, me besim te njëri-tjetri dhe me përkushtim ndaj kauzës sonë të përbashkët, vazhdojmë përpara. Sepse kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm”, përfundoi Ahmeti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër