Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Nga R.ZH
1,219 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 korrik, Zhurnal.mk – Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi deri në 50 kilometra në orë.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës kohë pas kohe do të jetë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale në Shkup do të zbresë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë javës së re moti do të jetë me diell dhe me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior.

Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar, veçanërisht të martën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër