Ali Ahmeti uron kryetarin e ri të AAK, Ardian Gjini

Nga Xh M
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 maj Zhurnal.mk – Ali Ahmeti ka uruar Ardian Gjini për zgjedhjen në krye të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke vlerësuar rolin e partisë në proceset shtetformuese të Kosovës dhe orientimin e saj euro-atlantik.

Përmes një mesazhi publik, Ahmeti theksoi se AAK ka luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e pluralizmit politik në Kosovë, duke e cilësuar si forcë që ka kontribuar vazhdimisht në shtetndërtim.

Ai vlerësoi gjithashtu trashëgiminë politike të partisë nën udhëheqjen e Ramush Haradinaj, duke potencuar se AAK ka ruajtur për dekada qëndrimin e saj të qartë për çështjen kombëtare, ndërtimin e shtetit dhe integrimin në NATO dhe BE.

“Jam i bindur se edhe z. Gjini, me përvojën dhe përkushtimin e tij, do të vazhdojë këtë rrugë me përgjegjësi dhe vizion, në të mirë të AAK-së dhe të Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e Ahmetit.

Në fund, kreu i BDI-së i ka uruar Gjinit suksese në përgjegjësinë e re politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër