Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

nga D. V.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas takimit të djeshëm që ka pasë me kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurti, tha se i ka theksuar nevojën urgjente për daljen nga ngërçi në Parlament, ndërsa tha se i ka thënë se është në interes të të gjithëve shmangia e veprimeve përshkallëzuese në veri të vendit.

“Dje u takova me Kryeministrin në detyrë Kurti. Diskutuam nevojën urgjente për të zgjidhur ngërçin parlamentar, si dhe ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Ramë dakord se është në interesin e të gjithëve të shmangen veprimet përshkallëzuese dhe të ruhet një mjedis i sigurt në rajon, dhe se të drejtat dhe mbrojtjet për të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të respektohen plotësisht. Theksova rëndësinë e diskutimit dhe zgjidhjes së çështjeve të tilla përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More