Ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri për vizitë në Gostivar

Nga B.M
581 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 6 shkurt – Ambasadori i Republikës së Italisë në Maqedoninë e Veriut, Paolo Palminteri, sot ishte për vizitë në komunën Gostivar dhe u takua me kryetarin Valbon Limani. 

Në takim ambasadori Palminteri e konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian për Maqedoninë e Veriut dhe ishte potencuar fuqizimi i bashkëpunimit me komunën Gostivar. Ambasadori shfaqi interesim për kontribut në procesin e arsimit dhe përfshirjen e gjuhës italiane në shkollat në vend, si urë e lidhjes mes dy shteteve. 

Palminteri theksoi se roli i mërgimtarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali është i rëndësishëm dhe se ata u bënë pjesë e rëndësishme e shoqërisë italiane dhe japin kontribut të madh në ekonomi, sport dhe kulturë. 

Nikoqiri i takimit, kryetari Valbon Limani shprehu falënderim për vizitën dhe mbështetjen nga Italia. Në bisedë, ai e informoi ambasadorin për ngjarjet aktuale në komunë, funksionimin e administratës pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe për sfidat me të cilat përballet vetëqeverisja lokale. 

Pas takimit të dy vlerësuan se ky është hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe fuqizim i marrëdhënieve miqësore mes të dyja vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër