Teatri i Tetovës është vlerësuar me dy çmime në edicionin e 21-të të Festivalit „Ditët e Komedisë Shqiptare”, që po mbahet në Preshevë.
Shfaqja „Shtëpia pa dritare”, me autor Saimir Gongo, ka marrë vlerësime nga juria e festivalit në dy kategori.
Aktorja Merita Limani është shpërblyer me çmimin për aktoren më të mirë joprotagoniste, ndërsa shfaqja „Shtëpia pa dritare” ka fituar edhe çmimin special të festivalit.
Këto dy vlerësime përbëjnë një tjetër sukses për Teatrin e Tetovës dhe kontributin e tij në skenën teatrore shqiptare.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02Jq78zBwxAiLz6FeEk1eVZX88QAHKwHsNUBuCZe9LASpNdXzdoJsGyNeRZ3ERGJ2Jl&id=61565699243798

