Tiranë, 18 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi sot se pas miratimit në Kuvend të aministisë penale,466 persona lirohen direkt nga burgjet.
Në një prononcim për mediet para nisjes së seancës plenare, Gogu pohoi se 869 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje të masës së dënimit.
“Lirohen 466 persona nga burgjet dhe nga këto persona, këtu janë 11 gra dhe 1 i mitur dhe ulet dënimi për 869 persona dhe këtu kemi 8 gra dhe 8 të mitur. Asnjë person dhe asnjë vepër që është nën juridiksionin e SPAK nuk përfitojnë”, tha Gogu.
