Anëtarët e komisionit për ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokurorgjike shumë shpejt do të mbajnë mbledhje onllajn me tre ekspertë të huaj

Nga B.M
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 janar – Tashmë ka përfunduar procedura gjithëpërfshirëse komplekse administrative në lidhje me angazhimin e tre ekspertëve të huaj nga Italia dhe Sllovenia dhe pritet që së shpejti anëtarët e komisionit të brendshëm për ndërhyrje kardiologjie dhe kardiokirurgjike bashkë me ta të mbajnë takim onllajn, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë. 

Pas mbajtjes së takimit, siç theksojnë, publiku do të informohet për konkluzionet dhe aktivitetet e ardhshme, si dhe për biografitë e ekspertëve të huaj. 

Nikolla Llakiq, kirurg kardiovaskular nga Qendra Klinike Universitare në Lubjanë, Ugolino Livi kardiokirurg nga Italia, Hugon Mozhina specialist internist dhe specialist për mjekim intensiv, Lubjanë. 

Kur u pyetën nëse ka pasur ndryshime në përbërjen e komisionit, Ministria e Shëndetësisë për MIA-n theksoi se ka pasur ndryshim në përbërjen e komisionit vetëm në pjesën e njërit prej përfaqësuesve të tyre, ku dr. Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, është emëruar si anëtar i ri, ndërsa dr. Zharko Hristovski, si anëtari më i vjetër i komisionit, është ende kryetar. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër