Angela Martini zbulon një fakt interesant rreth vetes: Për gjashtë vite intensivisht kam studiuar kulturën hebraike

Nga D. V.
1,163 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Modelja shqiptare Angela Martini ka ndarë me ndjekësit e saj një detaj interesant nga jeta personale, duke zbuluar se prej vitesh është e interesuar për kabalën.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Martini tregoi se e zbuloi këtë disiplinë në vitin 2012 dhe se për gjashtë vjet iu përkushtua studimit të saj në mënyrë intensive.

“E zbulova kabalën në vitin 2012 dhe e studiova intensivisht për gjashtë vjet – ndonjëherë për 24 orë rresht. Dhe është ende pjesë e jetës sime sot”, shkroi ajo.

Kabalaja, një traditë mistike hebraike, lidhet me përpjekjet për të eksploruar natyrën e fshehtë të Zotit, universit dhe ekzistencës njerëzore.

Martini ka treguar kështu se, përtej angazhimeve të saj në modë dhe jetës publike, prej vitesh i është kushtuar edhe një dimensioni më shpirtëror dhe filozofik.

Rrëfimi i saj ka ngjallur interes te ndjekësit, veçanërisht për faktin se ajo ka zgjedhur të ndajë publikisht një pjesë të kësaj eksperience personale, të cilën e ka ruajtur si pjesë të rëndësishme të jetës së saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër