Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet shkëmbejnë puthje në ndeshjen e Lakers

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet shijuan një mbrëmje romantike në Los Angeles, teksa u shfaqën së bashku në ndeshjen e basketbollit mes Los Angeles Lakers dhe Utah Jazz.

Çifti u fotografua duke biseduar, qeshur dhe shkëmbyer puthje gjatë ndeshjes në Crypto.com Arena.

Në një moment, Kylie u pa duke i treguar diçka aktorit, ndërsa ai e dëgjonte me vëmendje, shkruan DailyMail.

Për këtë dalje, 29-vjeçarja kishte zgjedhur një bluzë të zezë prej lëkure me një prerje në pjesën e përparme, xhinse dhe taka argjendi.

Ndërsa Chalamet kishte veshur pantallona të gjera prej lëkure, një bluzë me kapuç dhe atlete.

Dyshja, e cila është në një lidhje që prej vitit 2023, ka marrë pjesë së bashku edhe në disa ndeshje të tjera të NBA-së, duke u shfaqur gjithnjë e më shpesh në publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër