Anglia blindon Tuchelin me kontratë të re

Nga B.M
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pasi i udhëhoqi Tre Luanët pa humbje në një kualifikim rekord për Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, Tuchel ka rënë dakord të qëndrojë si trajner kryesor për dy vjet të tjera.

Anglia nuk pësoi asnjë gol në këtë edicion të suksesshëm, duke shënuar 20 gola dhe tani është renditur në pesëshen e kombëtareve më të mira në botë.

Rezultatet e mira dhe loja bindëse ka bindur drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit për të arritur një marrëveshje rinovimin me trajnerin gjerman.

“Thomas Tuchel ka nënshkruar një kontratë të re për të udhëhequr ekipin e Anglisë për në UEFA EURO 2028 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë”, thuhet në njoftimin e FA.

Pjesë mbështetëse e Tuchelin në staf janë Anthony Barry, Henrique Hilario, Nico Mayer dhe James Melbourne, të cilët gjithashtu kanë nënshkruar kontrata të reja deri në verën e vitit 2028.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër