Anita për Ramushin: Kur ka ditë të më zgjedhë mua, patjetër që veshjen e ‘çan’

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta u martuan të dielën në një ceremoni madhështore në Prishtinë.

Në mesin e të ftuarve kanë qenë edhe Ramush Haradinaj së bashku me gruan e tij, Anita Muçaj – Haradinajn.

Në një intervistë për ‘Artistët Shqiptarë’, ata janë pyetur për veshjet në dasmë, se kush ishte përkujdesur për ta.

 Foto: YouTube

Anita me humor tha se Ramushi ka shije në veshje, ashtu edhe siç e ka zgjedhur atë.

“Ramushi vishet vetë por kur ka ditur të më zgjedh mua, patjetër që veshjen e çan”, u shpreh ajo.

Tutje Haradinaj theksoi: “Veshjen e kam të zakonshme, kjo është uniforma ime. Anita e ka shijen e mirë”.

Po ashtu çiftit të ri i uruan jetë të lumtur së bashku, meqë i kanë ndjekur që nga Big Brother VIP Kosova.

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura