Anketë/ Shumica e qytetarëve të Malit të Zi kundër bashkimit me Serbinë

Nga Xh M
328 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Podgoricë, 26 prill Zhurnal.mk – Një shumicë dërrmuese e qytetarëve të Mali i Zi mbështesin pavarësinë e vendit dhe kundërshtojnë bashkimin me Serbinë, sipas një ankete.

Të dhënat tregojnë se 62,8% e të anketuarve do të votonin sot për pavarësinë, ndërsa vetëm rreth 19,4% do të mbështesnin bashkimin me Serbinë, 14,6% për union shtetëror dhe 4,8% për bashkim të plotë. Rreth 16,9% mbeten të pavendosur. Sondazhi është realizuar nga “Spektrum Analitika” me 1017 të intervistuar dhe është publikuar nga e përditshmja “Vijesti” transmeton Zhurnal.mk

Rezultatet tregojnë një rritje të mbështetjes për pavarësinë krahasuar me referendumin e vitit 2006, kur 55,5% votuan për ndarjen nga Serbia.

Ndërkohë, Mali i Zi konsiderohet vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Që nga nisja e negociatave në vitin 2012, Podgorica ka hapur 33 nga 35 kapitujt dhe ka mbyllur 14. Qeveria e kryeministrit Milojko Spajiq synon mbylljen e kapitujve të mbetur deri në fund të vitit dhe anëtarësimin në BE deri në vitin 2028.

Në kontrast, Serbia ka hapur vetëm 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy, ndërsa procesi i saj është bllokuar për shkak të qëndrimit ndaj Rusisë dhe mungesës së progresit në dialogun me Kosovën.

Nga ana tjetër, opozita në Mal të Zi ka paralajmëruar për ndikim politik nga Beogradi. Deputeti Ivan Vukoviq akuzon presidentin serb Aleksandar Vučić se mund të tentojë të ngadalësojë integrimin evropian të Malit të Zi përmes aleatëve në qeveri, përfshirë kryetarin e parlamentit Andrija Mandiq.

Partitë serbe në Mal të Zi kërkojnë shtetësi të dyfishtë, me synimin për rritje të numrit të shtetasve serb të vendit, me shpresë që në një referendum eventual të përmbysin pavarësinë e Malit të Zi dhe ta bashkojnë atë me Serbinë përsëri.

Të dhënat e regjistrimit të vitit 2023 tregojnë gjithashtu ndryshime demografike: 41,12% e qytetarëve deklarohen malazezë, ndërsa 32,93% serbë, duke reflektuar një rritje të këtij të fundit krahasuar me vitin 2011.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër