Antonela Roccuzzo emocionon me mesazhin për Messin pas ‘hat-trickut’ në debutimin e Argjentinës në Botërorin 2026: Gjithmonë me ty!

Nga D. V.
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Antonela Roccuzzo ka reaguar me emocione të mëdha në rrjetet sociale pas fitores bindëse të Argjentinës në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.

Kombëtarja argjentinase triumfoi me rezultat 3-0 ndaj Algjerisë në Kansas City, ndërsa protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Lionel Messi, i cili realizoi të tre golat e takimit dhe barazoi rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionateve Botërore.

Nga një prej lozhave luksoze të stadiumit të Kansas City Chiefs, ylli argjentinas pati mbështetjen e familjes së tij. Në tribunë ishin bashkëshortja Antonela Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro, të cilët ndoqën nga afër paraqitjen spektakolare të kapitenit të Argjentinës.

Pas përfundimit të ndeshjes, Antonela publikoi në rrjetet sociale disa fotografi me fëmijët e tyre, të gjithë të veshur me fanellën e Argjentinës, duke i dedikuar Messit një mesazh plot dashuri dhe krenari.

“Vamoooos Argentina!!!! Gjithmonë me ty, Leo Messi!!!! Je i jashtëzakonshëm!!”, shkroi ajo.

Prania e familjes në tribunë është kthyer tashmë në një traditë për futbollistin legjendar. Ky është Botërori i dytë radhazi ku Antonela dhe tre djemtë e çiftit e shoqërojnë Messin që nga dita e parë e turneut.

Djali i vogël i familjes, Ciro, i lindur në mars të vitit 2018, përjetoi ndeshjet e para të një Botërori nga afër gjatë aventurës së paharrueshme të Argjentinës në Katar në vitin 2022, ndërsa tani është sërish pranë babait të tij në një tjetër rrugëtim drejt lavdisë.

Me një debutim ëndrrash dhe një Messi në formë të shkëlqyer, Argjentina ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme misionin e saj në Botërorin 2026, ndërsa mbështetja e familjes vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të forta të kapitenit argjentinas.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër