Apeli konfirmon dënimin prej 12 vitesh burg për Stojançe Jovanovskin

Nga I.A
1,243 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 korrik, Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Stojançe Jovanovskit, duke lënë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin ai u dënua me 12 vjet burg.
Nga Gjykata njoftuan se, duke vepruar në lëndën penale KZh-549/26 dhe pas mbajtjes së seancës publike, kanë marrë vendim me të cilin konfirmojnë plotësisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup të datës 7 maj 2026.

Jovanovski u shpall fajtor në maj të këtij viti për akuzat se, si pasojë e dhunës së vazhdueshme në familje, e kishte shtyrë bashkëshorten e tij, Ivanën, dhe vajzën e tyre Katja të hidheshin nga ballkoni.
Ndaj tij u zhvillua procedurë penale për veprat dhunë në familje, rrezikim të sigurisë dhe nxitje për vetëvrasje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër