Apeli shqyrton ankesat për rastin e vrasjes së Vanja Gjorgjevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 maj, Zhurnal.mk – Në Gjykata e Apelit sot pritet të mbahet seanca publike për shqyrtimin e ankesave ndaj aktgjykimit në rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanja Gjorgjevska dhe Pançe Zhezhovski.

Rasti, i cili shkaktoi reagime të mëdha në opinionin publik, lidhet me rrëmbimin dhe vrasjen e të miturës Vanja Gjorgjevska nga Shkupi dhe të moshuarit Pançe Zhezhovski nga Velesi.

Në seancën e sotme, Apeli do të shqyrtojë ankesat e paraqitura ndaj vendimit të shkallës së parë, ndërsa pritet që palët në procedurë të paraqesin argumentet e tyre lidhur me aktgjykimin.

Pas shqyrtimit të ankesave, Gjykata e Apelit mund ta konfirmojë aktgjykimin, ta ndryshojë ose ta kthejë rastin në rigjykim.

artikuj të ndërlidhura