Arben Fetai thërret mbledhje urgjente, pritet shkrirja e të gjitha strukturave: I jepet shans VLEN-it

Nga Xh M
573 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Aleanca e udhëhequr nga Arben Fetai do të mbajë nesër në mbrëmje një takim të jashtëzakonshëm me strukturat nga i gjithë vendi, ku pritet të merret vendim për shkrirjen e strukturave partiake.

Nga kjo parti theksojnë se, si ndër kontribuuesit dhe sakrifikuesit më të mëdhenj për krijimin dhe mbajtjen gjallë të VLEN-it, po hedhin hapin e radhës drejt themelimit të VLEN-it si subjekt politik.

Disa javë më parë, edhe Lëvizja Besa i shkriu strukturat e saj partiake, si hap drejt formimit të subjektit të ri politik me emrin VLEN.

Pritet që të njëjtin veprim ta ndërmarrin edhe LD-ja e Izet Mexhitit dhe Alternativa e Bekim Salit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër