Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së

Nga Xh M
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 maj Zhurnal.mk – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri dhe strukturat drejtuese të kësaj partie.

Kjo ngjarje është paraparë të zhvillohet nga ora 11:30.

Zyrtarisht kandidaturën për ta udhëhequr AAK-në e ka paraqitur kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, i cili pritet ta marrë edhe ‘timonin’ e këtij subjekti politik.

Gjatë 26 vjetëve Aleanca ishte udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i cili dy herë ishte edhe kryeministër i Kosovës.

Në rrugëtimin e tij politik, Haradinaj, ishte përballur edhe me gjykimin në Hagë ku në këtë betejë me drejtësinë kishte dal fitues duke u shpall i pafajshëm.

Kjo njëherit shënon edhe një moment të ri për AAK-në para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër