Ariana Musliu-Shoshi në Istog: Pensionistët janë udhërrëfimi dhe vlera e shoqërisë sonë

Nga Xh M
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Istog, 25 maj Zhurnal.mk – Kandidatja e PDK për deputete Ariana Musliu-Shoshi ka zhvilluar një takim të ngrohtë në Istog, ku bashkë me kryetarin e degës, Ali Nimanaj, profesorë dhe miq të saj, ka ndarë kafen e mëngjesit në një atmosferë miqësore dhe plot respekt.

Musliu-Shoshi ka vlerësuar lart kontributin e brezit të pensionistëve, duke theksuar se sakrifica, dija dhe përkushtimi i tyre kanë qenë themel i rëndësishëm për shtetin dhe shoqërinë.

“Vlerat dhe përvoja e tyre mbeten udhërrëfim për ne”, është shprehur ajo, duke shfaqur mirënjohje të veçantë për profesorët dhe gjeneratat që kanë kontribuar ndër vite për vendin.

Takimi në Istog u pa edhe si një vazhdim i afërsisë së Musliu-Shoshit me qytetarët dhe strukturat lokale të PDK-së, në kuadër të aktiviteteve dhe mobilizimit politik të partisë.

https://www.facebook.com/share/p/1CatdjEmYr/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër