Arjanit Hoxha, nënkryetari i gjashtë i BDI-së

Nga admin
484 e lexuar

Shkup, 31 janar – Arjanit Hoxha, kryetari i deridjeshëm i Partisë Demokratike Evropiane, do të jetë nënkryetari i gjashtë i Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan gazeta KOHA.

Sot, Këshilli i përgjithshëm e ka niratuar propozimin e kryetarit Ali Ahmeti që Hoxha të jetë nënkryetar i BDI-së, ndërkohë që edhe 8 anëtarë rë PDE-së, janë emëruar anëtarë në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së.

Në ndërkohë, BDI një muaj më parë, në Kongresin e partisë, për nënkryetarë zgjodhi Bujar Osmanin, Faton Ahmetin, Arbana Pashollin, Erkan Arifin dhe Artan Bilalli Zendedin. Me emërimin e sotëm të Arjanit Hoxhës, BDI për herë të parë bëhet ne gjashtë nënkryetarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër