Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Nga L. M
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, menjëherë pas marrjes së informacionit për lajmin në Top Channel për arrestimin e nënës 34-vjeçare në Rinas, është interesuar pranë organeve ligjzbatuese që çështja të zgjidhet dhe nëna e tre fëmijëve të mitur të lihet e lirë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Presidenti ka kërkuar informacione nëse e reja përfiton nga amnistia e nëse jo, ka kërkuar propozim zyrtar nga ministria e Drejtësisë për amnisti personale për të, pasi është nënë e tre fëmijëve të mitur, njëri prej të cilëve i sëmurë.

34-vjeçarja u arrestua me të mbërritur në Rinas dhe u dërgua na burg bashkë me foshnjën 7 muajsh pasi ishte denoncuar nga vjehrri i saj për dhunë në familje./Top Channel

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër