Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Nga B.M
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes për avokatin Ulian Bajrami, i cili u arrestua në tetor 2025 pas një përplasje në sallën e gjyqit të Elbasanit me prokurorin Gjergji Ceka.

Ndaj avokatit ishte regjistruar procedimi për veprat penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’, ‘kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit’ dhe ‘kanosjes së gjyqtarit’, por organi i akuzës ka kërkuar pushimin me argumentin se nuk u vërtetua që avokati të ketë konsumuar veprën penale të kanosjes së prokurorit.

Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për procedimin penal nr. 7882, të regjistruar për veprat penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’, ‘kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit’ dhe ‘kanosjes së gjyqtarit’ ndaj shtetasit Ulian Bajrami për ngjarjen e regjistruar më 17.10.2025 në Elbasan”, thuhet në njoftim.







artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër